string(59) "gjithcka-gati-per-turneun-nderkombetar-te-boksit-lah-nimani"

Boks

Gazeta Express

16/05/2023 13:28

Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”

Boks

Gazeta Express

16/05/2023 13:28

Federata e boksit e Kosovës njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut tradicional ndërkombëtar, të 15-tin me radhë, “Lah Nimani”, i cili do të mbahet më 20-21 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë boksierët e rinj, U-18 nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe natyrisht nga organizatorja – Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Gjysmëfinalja do të mbahen më 20 maj nga ora 16:00, kurse finalja më 21 maj nga ora 12:00.

Gjyqtarë të turneut që e përkujton trajnerin legjendar të Kosovës, Lah Nimani, do të jenë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Marigona Beadini, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Luan Krasniqi, Agron Nushi e Filip Nue.

Supervajzer do të jetë Sima Viorel, kurse vajzer: Sylejman Voca e Nadir Shllaku, derisa mjekë kujdestarë do të jenë: Agron Kamberi e Artan Lushaj. /Gazeta Express/