Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” - Gazeta Express
string(61) "gjithcka-gati-per-turneun-nderkombetar-te-boksit-adem-jashari"

Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Boks

Gazeta Express

31/10/2022 15:55

Federata e Boksit të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun ndërkombëtar të boksit, “Adem Jashari”.

Ky turne do të mbahet për herë të 24-t me radhë dhe është bërë pjesë e kalendarit zyrtar të EUBC dhe IBA.

Lexo Edhe:

Ky turne zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.Turneu përkujtimor do të mbahet më 5 e 6 nëntor në palestrën e sporteve 1 Tetori në Prishtinë.

Gjysmëfinalet do të luhen në ditën e parë nga ora 16:00, kurse finalja në ditën e dytë, nga ora 12:00. /Gazeta Express/