Sonte do të jetë finalja e edicionit të
parë të Big Brother VIP Kosova.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova
fillon sonte nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe do të nis me këngën “Bigu jemi
ne” që do të këndohet në studio nga ish banorët e këtij edicioni të Big
Brother.
Për pesë finalistët e këtij edicioni, Artan
Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, votimet mund
të bëhen nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Maqedonia e
Veriut.
Mos harroni, sonte të gjithë para ekraneve për
të parë surprizat e finales së madhe të Big Brother VIP Kosova!
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.