Gjithçka e hapur në Grupin H, pas humbjes se Manchester United - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 23:29

Gjithçka e hapur në Grupin H, pas humbjes se Manchester United

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 23:29

Paris Saint-Germain i është revanshuar Manchester United duke e mundur me të njëjtin rezultat si në Paris sonte në Old Trafford. Neymar shënoi dy gola për PSG kurse një tjetër Marquinhos derisa për United shënoi Rashford. Kjo fitore e PSG-së e ka hapur këtë grup pasi që në luftë për kualifikim janë edhe Leipzig që fitoi sonte kundër Instanbul Baseksehir

Paris Saint-Germain ka fituar sonte në Old Trafford për të siguruar tri pikë të arta që e lënë atë në lojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

PSG e filloi shumë mirë për PSG të cilët e filluan shumë mirë këtë ndeshje ku në minutën e 6-të te ndeshjes ku shënoi Neymar pas një kombinimi me Mbappe.

Pas goli, Manchester filloi të këndellet dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 32-të me anë të Rashford por kishte pas fat pasi që Diallo devijoi topin.

Me rezultat 1-1 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë United ishte më i mirë. Madje Martial humbi një mundësi të artë për shënim në minutën e 49-të.

Pas këtij rasti Cavani arriti që të godas shtyllën por që nuk shënoi gol derisa më vonë prapë ishte Martial që nuk arriti të shënoi me kokë.

Kur nuk shënon pëson.

Pikërisht në minutën e 69-të gol do të shënonte Marquinhos për ta kaluar në epërsi PSG-në.

Për Unitedin do të vështirësoheshin punët në minutën e 70-të pasi që nga loja me të kuq do të përjashtohet Fred.

Por, pavarësisht kësaj United kishte edhe dy mundësi të mira për shënim por që prapë nuk i shfrytëzoi.

Golin e fundit për PSG e shënoi Neymar në minutën e parë shtesë të ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës franceze.

Kjo fitore e dërgon PSG në vendin e dytë me 9 pikë aq sa ka United në vendin e parë dhe Leipzig në vendin e tretë.

Fati i skuadrave të kualifikuara në këtë grup varet nga ndeshjet e fundit ku United do të këtë punë me Leipzigun në ndeshje që do ta zhvilloi në Gjermani, ndërkaq PSG ka punë me tashmë skuadrën e eliminuar nga grupi, skuadrën e Instanbull Baseksehir. /GazetaExpress/