Gjirokastër/ Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës, 9 të arrestuar, sekuestrohet kokainë dhe kanabis - Gazeta Express
string(104) "gjirokaster-shkaterrohet-rrjeti-i-shperndarjes-se-droges-9-te-arrestuar-sekuestrohet-kokaine-dhe-kanabis"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2025 11:49

Gjirokastër/ Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës, 9 të arrestuar, sekuestrohet kokainë dhe kanabis

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2025 11:49

Një operacion i Policisë Vendore të Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti shpërndarësish droge gjatë natës së kaluar.

Si rezultat i aksionit, janë lëshuar urdhër-arreste për 9 persona, të moshave 30-40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, autoritetet sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve policore, hetimet për këtë grup kishin nisur prej disa muajsh, dhe operacioni konsiderohet një sukses në luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në zonë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të grupit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të individëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.