Gjinovci: PDK’së e LDK’së s’do t’u dalin votuesit tradicional - Gazeta Express
string(56) "gjinovci-pdkse-e-ldkse-sdo-tu-dalin-votuesit-tradicional"

Gjinovci: PDK’së e LDK’së s’do t’u dalin votuesit tradicional

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 23:39

Aktivisti Rron Gjinovci nuk mendon se votuesit tradicional të PDK’së dhe LDK’së do të dalin të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë mendoj se tash ka me ndodh diçka që s’ka ndodh kurrë në kuptimin që LDK’së dhe PDK’së s’kanë me i pasë votuesit tradicionalë”, thotë Gjinovci në Pressing.

Lexo Edhe:

“Domethënë nëse PDK’ja me mungesën e liderëve të vetë arrin me i nxjerr krejt votuesit që i ka nxjerr deri më tash ka me qenë shumë sukses i madh për ta…por unë s’mendoj që mundet kjo me ndodh’, shpjegon ai.

“S’mundet PDK’ja dhe LDK’ja me i nxjerrë votuesit tradicional ndërkohë që unë mendoj se plot votues pasiv të cilët e shohin që është koha e shansës përballë status-quosë e kundër shkapjes së shtetit me kapësit e shtetit e kanë njëfarë mundësie me dalë pak më shumë dhe natyrisht që kanë me votu për listën e Vetëvendosjes dhe natyrisht qitu është e mundshme me u bo diskrepanca ….këtyre s’ju dalin, dalin votues të rinj dhe bëhet një përmbysje e madhe”, theksoi Gjinovci.