Kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili synon të marrë edhe një mandat në zgjedhjet e 12 tetorit, ka qëndruar sot tek objekti i qëndrimit ditor për pensionistë ku edhe është takuar me dy qytetarë, Muhamediun dhe Nekibën.
Gjini ka shkruar se ky objekt do të jetë adresë për shumë prej tyre, që të ndajnë historitë personale, shqetësimet e tyre e ëndrrat për nipërit e mbesat.
“Tek objekti i qëndrimit ditor për pensionistë u takova me Muhamediun dhe Nekiben!Aty ku shumë prej tyre do ta kenë adresë për ndarjen e historive personale, shqetësimeve të moshës e edhe të ëndrrave për nipërit e mbesat”, ka shkruar Gjini.