Gjini: Vetëvendosje është dashur të qëndrojë edhe tre muaj në pushtet
Gazeta Express
11/05/2020 21:07
Ardian Gjini nga AAK ka thënë se populli nuk e ka kuptuar mjafushëm se sa gabime ka bërë Qeveria Kurti.
“Këto 50 ditë kjo qeveri ka bërë gabime fatale, a është masa e mjaftueshme që i kanë kuptu gabimet, une them jo. I kem pa tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë, bordet, na kanë pas lodhë për bordet”, theksoi ai.
“Kosova ka pasë nevojë për VV’në që të qeverisë edhe 3 muaj që njerëzit ta shohin që është gabim total”, ka thënë Gjini ne Dukagjin.