Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim delegacionin slloven, përbërë nga Anžej Frangeš, përfaqësues Special i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Borut Blaj, ambasador i Sllovenisë në Kosovë, dhe Eliška Kersniq Zhmavc, shefe e Departamentit për Zgjerim dhe Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sfidat e vendit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe Kosovë–Slloveni.
Gjini vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.