Aludimet e Abdixhikut për një "skemë" të PDK-së që opozita të garojë bashkë në zgjedhje, Gjini: Unë s'kam dëgjuar - Gazeta Express
string(98) "gjini-per-aludimet-e-abdixhikut-nuk-ekziston-asnje-skeme-e-opozites-per-ta-cuar-vendin-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 13:13

Aludimet e Abdixhikut për një “skemë” të PDK-së që opozita të garojë bashkë në zgjedhje, Gjini: Unë s’kam dëgjuar

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 13:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka folur sot për pretendimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili një natë më parë deklaroi se ekziston një “skemë” e PDK’së që opozita të shkojë bashkë në zgjedhjet e reja si koalicion PDK, LDK, AAK.

Gjini tha se një skenar i tillë nuk është diskutuar asnjëherë dhe se ai nuk ka dëgjuar kurrë për një plan të tillë.

“Unë, si kryetar i Aleancës, nuk kam dëgjuar fare për këtë skemë dhe mendoj se nuk guxojmë të ndërtojmë rrëfime të kota”, deklaroi Gjini.

Ai shtoi se është plotësisht i bindur se një skemë e tillë nuk ekziston.

Abdixhiku të enjten në Rubikon ka folur lidhur me këtë çështje.

“Seç ka një ide që po më frigon shumë, është ide e PDK’së, jo e Bedri Hamzës. Është një skemë që e kam pa ku opozita shkon bashkë në zgjedhje të reja, e qesim një kandidat PDK, LDK, AAK, dhe ia japim Kurtit 80 %”, ka deklaruar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement