Gjini: Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet më 1 qershor - Gazeta Express
string(61) "gjini-ne-komunen-e-gjakoves-nuk-mund-te-hapen-kopshtet-neser1"

Gazeta Express

31/05/2020 23:53

Gjini: Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet më 1 qershor

Gazeta Express

31/05/2020 23:53

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini thotë se vendimi për të hapur çerdhet më 1 qershor është nonsens. Sipas tij, komunat duhej njoftuar më parë pasi duhet bërë përgatitja e çerdheve. Ai u ka kërkuar prindërve që të mos i dërgojnë nesër fëmijët në kopshte.

Shkrimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Lexo Edhe:

Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.

Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.

Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!

Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!

Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë.