Kryetari historik i Aleancës, Ramush Haradinaj dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Ardian Gjini kanë publikuar një video me thirrje për qytetarët për të votuar.
“Sot është një atmosferë jashtëzakonisht e mirë”, tha Gjini, ndërsa e quajti ditën e sotme “ditë e qytetarit të Kosovës”.
“Dilni, votoni, merreni Kosovën në duart tuaja, se është e juaja”, tha ai.
Haradinaj, kujtoi se kanë mbetur “edhe pak orë” për të votuar.
“Vendimi është i juaji. Zgjedhjet po shkojnë shumë mirë. Dilni edhe ju që s’keni votu, votoni”, tha ai.