Gjini: Marrëveshja duhet të pranohet, detajet e propozimit franko-gjerman i dijnë edhe partitë opozitare - Gazeta Express
string(102) "gjini-marreveshja-duhet-te-pranohet-detajet-e-propozimit-franko-gjerman-i-dijne-edhe-partite-opozitare"

Gjini: Marrëveshja duhet të pranohet, detajet e propozimit franko-gjerman i dijnë edhe partitë opozitare

Gazeta Express

08/02/2023 20:57

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të pranohet.

Gjini në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se në propozimin franko-gjerman nuk shkruan njohje, por sipas tij, për këtë duhet të merret më shumë Qeveria e Kosovës.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Qeveria duhet të ketë më shumë transparencë, anipse thotë se detajet për këtë propozim janë në dijeni edhe partitë e tjera opozitare dhe jo vetëm AAK’ja.

“Marrëveshja duhet me u pranu tash. Shumë prej nesh e kemi lexu marrrëveshjen, e kemi diskutu e shtjellu me partnerë dhe në këtë fazë të zhvillimit të Kosovës, një marrëveshje të tillë e garanton një situatë në të cilën Kosova dhe Serbia i pranojnë rrugët e veçanta të zhvillimit, që në rrethana të tjera kish me nënkuptu edhe njohje por në këtë situatë nuk shkruan njohje.

Edhe ne dëshirojmë me pas njohjen ne qendër, mirëpo këto cështje më tepër duhet me i diskutu qeveria e më pas më tepër transparencë,  për detajet që eventualisht nuk i dim edhe pse shumicës prej tyre i dijnë edhe partitë e tjera opozitare”, tha ai.