Gjini apelon për fushatë pa fyerje: Zgjedhjet përfundojnë shpejt, ne sërish duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy - Gazeta Express
string(110) "gjini-apelon-per-fushate-pa-fyerje-zgjedhjet-perfundojne-shpejt-ne-serish-duhet-ta-shohim-njeri-tjetrin-ne-sy1"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 13:18

Gjini apelon për fushatë pa fyerje: Zgjedhjet përfundojnë shpejt, ne sërish duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 13:18

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë një thirrje drejtuar të gjithë qytetarëve, si mbështetësve të tij ashtu edhe kundërshtarëve politikë.

Në një mesazh të publikuar së fundmi, Gjini kërkon që gjatë fushatës zgjedhore të evitohen gjuhët fyese dhe etiketimet që krijojnë përçarje.

Ai thekson se fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, por pas tyre qytetarët duhet të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë së bashku.

Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël. Deri tash, Gjakova është shembull, ta ruajmë kështu!” tha Gjini.