Gjimshiti përfshihet në ekipin ideal të javës në Itali - Gazeta Express
string(54) "gjimshiti-perfshihet-ne-ekipin-ideal-te-javes-ne-itali"

Futboll

Gazeta Express

04/02/2025 14:25

Gjimshiti përfshihet në ekipin ideal të javës në Itali

Futboll

Gazeta Express

04/02/2025 14:25

Berat Gjimshiti është njëri prej mbrojtësve më të mirë në futbollin italian.

Futbollisti shqiptar ka shfaqur siguri në sezonet e fundit në mbrojtjen e Atalantën, me të cilën e fitoi Ligën e Evropës në edicionin e kaluar.

E përfaqësuesi shqiptar ishte protagonist edhe në barazimin e ekipit nga Bergamo me Torinon 1:1 në fundjavën që shkoi, shkruan “Gazeta Express”.

E falë kësaj paraqitjeje, futbollisti shqiptar nga Lugina u përfshi në formacionin më të mirë të javës së 23-të në Serie A.

Qendërmbrojtësi stabil u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, duke qenë njëri prej më të mirëve të ekipit zikaltër.

Atalanta gjendet në vendin e tretë në tabelën e Serie A me 47 pikë, 7 më pak se lideri, Napoli. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement