string(88) "gjimshiti-nje-kampion-ne-itali-nuk-e-njihja-futbollin-tuaj-por-doja-ti-arrija-majat-ketu"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 8:24

Gjimshiti, një kampion në Itali: Nuk e njihja futbollin tuaj, por doja t’i arrija majat këtu

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 8:24

Nuk harron të prezantohet.

“Jam Berat Gjimshiti dhe jetoj në Bergamo”

Berat Gjimshiti ishte i ftuari special i televizionit të Serisë A.

Njëri nga kapitenët e Atalantës meritoi të ishte personazh kryesor, pas 10 vitesh të kaluar në futbollin italian.

Me shumë sinqeritet, njeriu kryesor I kombëtares kuqezi, tregon se çfarë mendoi kur mori ofertën nga klubi I Bergamos, ndërsa flet shqip.

Ai flet me shumë respekt për banorët e Bergamos, sidomos për punonjësit.

Gjimshiti cilësohet si njeri me mentalitet kampioni, ashtu si edhe njëri nga sipërmarrësit bergamasë, Sandro Bonomi, që financon sportin, dhe jo vetëm futbollin.

Sidoqoftë, fillimi ishte i vështirë. Mbrojtësi tregon se nuk është i njëjti njeri në fushë dhe në familje.

Tridhjetedyvjeçari nuk harron të shkojë në restorantin e preferuar, ku e pret zonja Xhuliana, përcjell abcnews.

Cila ka qenë ëndrra më e bukur në Itali?

“Sigurisht fitorja e Europa Liges, eshte gjeja me e rendesishme qe kam arritu ne karriere”