Gjimshiti: Faleminderit të gjithëve, të rinjtë janë e ardhmja - Gazeta Express
string(59) "gjimshiti-faleminderit-te-gjitheve-te-rinjte-jane-e-ardhmja"

Futboll

Gazeta Express

24/06/2024 23:28

Gjimshiti: Faleminderit të gjithëve, të rinjtë janë e ardhmja

Futboll

Gazeta Express

24/06/2024 23:28

Shqipëria e mbylli Kampionatin Evropian pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit.

Berat Gjimshiti, kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, që solli fundin e rrugëtimit të kuqezinjve në Euro 2024:

Lexo Edhe:

”E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam.

Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje.

Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira.

Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë.

Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi kuqezi.