Gjilani triumfon ndaj Malishevës në derbin e ditës - Gazeta Express
string(51) "gjilani-triumfon-ndaj-9malisheves-ne-derbin-e-dites"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 15:15

Gjilani triumfon ndaj Malishevës në derbin e ditës

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 15:15

Gjilani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Malishevës, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

“Skifterët” triumfuan me rezultat 2-1, sfidë që doli të jetë tepër e baraspeshuar.

Olition Bilalli fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës dhe kapiteni Armend Thaqi shënoi nga pika e bardhë për të kaluar vendasit në epërsi (15’).

Sidoqoftë, Diatta arriti ta barazojë rezultatin me një gol të bukur me kokë pas harkimit nga këndi (38’).

Edhe pjesa e dytë rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar me lojë të hapur dhe raste nga të dy anët.

Heroi i Gjilanit ishte qendërsulmuesi Sead Jarovic, i cili shënoi nga pika e bardhë për epilogun përfundimtar 2-1 (70’).

Në fund ndodhi edhe një polemikë, pasi Malisheva e ndërpreu lojën për disa minuta shkaku që pretendonin se një penallti nuk iu favorizua.

Gjilani me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Malisheva ka 34 sosh./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement