Gjilani – Prishtina, ndeshja kryesore e së tetës së finales së Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(76) "gjilani-prishtina-ndeshja-kryesore-e-se-tetes-se-finales-se-kupes-se-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

12/12/2023 12:28

Gjilani – Prishtina, ndeshja kryesore e së tetës së finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Gazeta Express

12/12/2023 12:28

Prishtina do ta vazhdojë rrugëtimin e mbrojtjes së trofeut të Kupës së Kosovës me përballjen e vështirë që do ta ketë me Gjilanin.

Ky çift u vendos në shortin e së tetës së finales së Kupës, i cili u hodh sot në shtëpinë e futbollit kosovar, me ç’rast u zbuluan tetë çiftet e kësaj faze, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, kampioni aktual Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin, i cili garon në një rang më të ulët garash.

Nënkampionia Drita po ashtu do të ketë punë me një skuadër të nivelit të dytë të futbollit kosovar, me Rilindjen 1974.

Llapi do të sfidohet nga Trepça ’89, kurse Dukagjini do të ketë punë me Dinamon e Malisheva me Feronikelin ’74, një duel ky mes dy skuadrave të Superligës.

Ndeshjet do të luhen më 3 e 4 shkurt të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

Çiftet e së tetës së finales

Trepça ‘89 – Llapi

Gjilani – Prishtina

Drita – Rilindja 1974

Vjosa – 2 Korriku

Feronikeli ’74 – Malisheva

Suhareka – Prishtina e Re

Ballkani – Vëllaznimi

Dukagjini – Dinamo