Gjilani prezanton transferimin e tretë të merkatos, e rikthen Krivanjevën - Gazeta Express
string(72) "gjilani-prezanton-transferimin-e-trete-te-merkatos-e-rikthen-krivanjeven"

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 19:43

Gjilani prezanton transferimin e tretë të merkatos, e rikthen Krivanjevën

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 19:43

Besart Krivanjeva është rikthyer zyrtarisht te skuadra e Gjilanit, ka njoftuar klubi të martën përmes rrjeteve sociale.

Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar sërish ekipit gjilanas nga Struga, skuadër ku u transferua vitin e kaluar pikërisht nga Gjilani. Ai ka qenë pjesë e kuqebardhëve edhe gjatë edicionit 2022/23, duke dhënë kontributin e tij në prapavijë.

Gjatë karrierës së tij, Krivanjeva ka luajtur gjithashtu për Egnatian në Shqipëri dhe për Shkupin në Maqedoninë e Veriut, duke grumbulluar përvojë në disa kampionate rajonale.

Përveç rikthimit të Krivanjevës, Gjilani ka përforcuar radhët e veta këtë verë edhe me transferimet e Mevlan Adilit dhe Lorik Boshnjakut.