Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria shkojnë në çerekfinale të Kupës - Gazeta Express
string(63) "gjilani-malisheva-dhe-vushtrria-shkojne-ne-cerekfinale-te-kupes"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2026 15:33

Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria shkojnë në çerekfinale të Kupës

Futboll

Gazeta Express

12/02/2026 15:33

Në ndeshjet e fundit të fazës 1/8 të finales së Kupës së Kosovës, Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria arritën fitore dhe avancuan në rundin e ardhshëm të kësaj gare. 

Gjilani 2-1 Liria
Në takimin e zhvilluar në stadiumin e Gjilanit, vendasit e mposhtën Lirinë e Prizrenit me rezultat 2-1. Armend Thaçi e ndryshoi rezultatin me penallti në minutën e 45+3’, ndërsa në minutën e 65’ debutuesi Hamdi Namani e shënoi golin e dytë për Gjilanin pas një harkimi nga kapiteni Thaçi. Për Lirinë shënoi Dijar Nikqi në të 85’ – duke shënuar golin e vetëm të miqve dhe duke e bërë ndeshjen më dramatike. 

Malisheva 4-0 Trepça ’89
Malisheva e dominoi përballjen ndaj Trepçës ’89, duke fituar me një rezultat të thellë 4-0. Assane Diatta ishte protagonist me dy gola dhe një asistim për ekipin e tij. Golat u plotësuan nga Arbër Pira dhe në fund nga Valmir Nafiu, duke e vulosur fitoren e qartë. 

Vushtrria 2-0 Vëllaznimi
Edhe Vushtrria arriti fitore në ndeshjen e saj, duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 2-0. Erion Krasniqi e realizoi golin e hapjes në minutën e 33’, ndërsa Lis Demiri shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 78’. 

Ekipet tjera të kualifikuara
Përtej këtyre tri skuadrave, në çerekfinale kanë kaluar edhe ekipet: Llapi, Ferizaj, Dukagjini dhe Ballkani/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement