Gjilani i liron dy futbollistë - Gazeta Express
string(30) "gjilani-i-liron-dy-futbolliste"

Gjilani i liron dy futbollistë

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 10:18

Klubi i futbollit Gjilani i ka liruar dy futbollistë sot.

“Skifterat” kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare se me mirëkuptim, janë ndarë me futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri.

Lexo Edhe:

“Në kërkim të hapsirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit. Sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë. Gjilani i falenderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive”, njofton klubi gjilanas, i cili pritet të përforcohet në ditët dhe në javët në vazhdim për ta pasur një pranverë më të qetë, pa rrezikuar që të bie nga Superliga. /Gazeta Express/