Gjilani i Ismet Munishit e mposht Dritën për herë të dytë radhazi - Gazeta Express
string(65) "gjilani-i-ismet-munishit-e-mposht-driten-per-here-te-dyte-radhazi"

Gjilani i Ismet Munishit e mposht Dritën për herë të dytë radhazi

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 14:59

Gjilani e ka mposhtur 1:0 Dritën në atë që shihet si derbi më i madh në futbollin kosovar të enjten, duke e arritur fitoren e dytë radhazi ndaj rivalit të qytetit brenda dy muajve nën udhëheqjen e Ismet Munishit.

Albert Dabiqaj e shënoi golin e vetëm dhe vendimtar në fillim të pjesës së dytë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan për tri pikët e plota të kuqebardhëve ndaj rivalit direkt për titull, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky ishte triumfi i dytë radhazi dhe në përgjithësi i Munishit në Derbin e Anamoravës, pasi Gjilani e tij e kishte mundur Dritën 2:0 edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Superligë.

Gjilani ishte ekip më i mirë në përgjithësi dhe krijoi më shumë se vizitorët për ta merituar fitoren.

Gerhard Progni i kishte dy mundësi shumë të mira për të shënuar nga goditja e dënimit, derisa njërën ia priti portieri i Dritës Maloku, tjera përfundoi pak mbi shtyllën horizontale.

Por në fund të fundit, Drita ka mundur ta shmangte disfatën dhe të dilte me një pikë nga ky derbi, sikur Marko Simonovski të mos dështonte në portën boshe në minutën e 80-të.

Fitorja nënkupton se Gjilani tani mbledh 28 pikë nga 15 ndeshje dhe vijon të jetë lider i Superligës.

Ballkani, i cili e mundi 2:0 Malishevën në ndeshjen tjetër, kthehet në pozitën e dytë me 27 pikë.

Drita bie në vendin e tretë me 25 pikë, tri më pak se lideri.

Ndërkohë, Llapi ka vazhduar me fitore mahnitëse, duke e mundur bindshëm 5:3 Drenicën midis Skenderajt.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për skuadrën e që e çon atë në vendin e katërt në tabelë me 24 pikë, vetëm katër pikë larg kreut. /Gazeta Express/