Gjilani e prezanton nënshkrimin e radhës, ‘peshkon’ tek Egnatia - Gazeta Express
string(60) "gjilani-e-prezanton-nenshkrimin-e-radhes-peshkon-tek-egnatia"

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 21:49

Gjilani e prezanton nënshkrimin e radhës, ‘peshkon’ tek Egnatia

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 21:49

SC Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Egnatian për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë.

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampioni i Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.

23-vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari.

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021./GazetaExpress/