Gjilani e mposht Malishevën, Dukagjini fiton në fund ndaj Ferizajt - Gazeta Express
string(65) "gjilani-e-mposht-malisheven-dukagjini-fiton-ne-fund-ndaj-ferizajt"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 15:02

Gjilani e mposht Malishevën, Dukagjini fiton në fund ndaj Ferizajt

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 15:02

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani triumfoi 1:2 ndaj Malishevës në udhëtim, duke shënuar një fitore të madhe, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë.

Në anën tjetër, Malisheva mbetet në pozitën e shtatë me një pikë më shumë.

Dukagjini ka shënuar fitore në sekondat e fundit ndaj Ferizajt.

Klinasit arritën të realizonin krejt në fund për 0:1 nëpërmjet Morinës.

Me këtë fitore, Dukagjini tani ka 20 pikë në vendin e katërt, kurse Ferizaj ka 14 pikë më pak në vendin e parafundit.