Gjilani e Liria e paralajmërojnë ndeshjen e Kupës në mënyrë të veçantë - Gazeta Express
string(70) "gjilani-e-liria-e-paralajmerojne-ndeshjen-e-kupes-ne-menyre-te-vecante"

Futboll

Gazeta Express

10/02/2026 21:49

Gjilani e Liria e paralajmërojnë ndeshjen e Kupës në mënyrë të veçantë

Futboll

Gazeta Express

10/02/2026 21:49

Gjilani nesër (e mërkurë) do t’i bëjë konak Lirisë në kuadër të ndeshjes që luhet për Kupën e Kosovës.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Lirisë do të luhet për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, me fituesin që do të prejë biletën për çerekfinale.

Një ditë para ndeshjes, dy klubet e kanë paralajmëruar këtë takim në mënyrë tejet të veçantë.

Si Gjilani, ashtu edhe Liria kanë shkruar në postimet e paralajmërimit të përballjes “Djemtë e komandant Katanës dhe komandant Drinit në aksion”.

Së bashku me shkrimin, klubet kanë postuar edhe fotografitë e dy heronjve të UÇK-së, si të Agim Ramadanit – Katanës, ashtu edhe të Ekrem Rexhës – Drinit.

Agim Ramadani ishte me prejardhje nga fshati Zhegër i Gjilanit, teksa Ekrem Rexha ishte i lindur në Lubizhdë të komunës së Prizrenit.

Të dy ishin pjesëtarë shumë të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Luftën e Kosovës të viteve 1998 -1999.

“Katana” ishte pjesë e Brigadës 138, teksa e kishte lënë Zvicrën për t’u bërë pjesë e UÇK-së. Vdekjen fizike ai e gjeti në Betejën e Kosharës, por pa dyshim që veprat e tij nuk do të vdesin kurrë.

Ndërkohë, “Drini” ishte pjesë e Brigadës 121. Ekrem Rexha u vra pas luftës, më 8 maj të vitit 2000 në Prizren.

Ndeshja Gjilani – Liria luhet nesër dhe nis nga ora 13:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement