Gjilani e Dukagjini janë ndarë baras në ndeshjen e sotme të luajtur në Gjilan.
Në përballjen që i takoi javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, Gjilani e Dukagjini u ndanë në paqe, me ndeshjen që u mbyllë 1-1.
Fillimisht golin e epërsisë e gjeti Dukagjini, me anë të Mërgim Pefqelit në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, rastet ishin në anën e vendasve, të cilët me çdo kusht dëshironin të gjenin golin e barazimit.
Atë e gjetën tek në minutën e 93-të, pas një supergoli të shënuar nga Armend Thaqi, pas një goditje të dënimit afër zonës së 16-metërshit.
Me këtë barazim, Gjilani zë pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë, derisa në pozitën e tetë është Dukagjini me dy pikë më pak.
Ndeshjen e ardhshme, Gjilani e luan ndaj Suharekës, derisa Dukagjini i bën konak Feronikelit ’74./GazetaExpress/