Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami - Gazeta Express
string(74) "gjiganti-turk-synon-bomben-e-dimrit-lionel-messi-ne-huazim-nga-inter-miami"

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 9:28

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Futboll

Gazeta Express

06/11/2025 9:28

Sipas raportimeve nga Turqia, Galatasaray po përgatit një lëvizje sensacionale për të marrë Lionel Messin në huazim afatshkurtër gjatë pushimit të sezonit në MLS.

Pas përfundimit të kampionatit amerikan në dhjetor, Messi do të mbetet pa ndeshje deri në mars, ndaj drejtuesit e klubit turk po shohin mundësinë për ta sjellë për katër muaj në Stamboll, me qëllim që ai të ruajë formën fizike para Kupës së Botës 2026.

Raporti i publikuar nga FotoMac thotë se Galatasaray është gati të mbulojë një pjesë të madhe të pagës së argjentinasit, madje edhe ta barazojë për periudhën e huazimit.

Megjithatë, Inter Miami nuk ka shqetësime për largim të përhershëm, pasi Messi së fundmi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027, duke u konfirmuar si qendra e projektit të klubit amerikan.