Gjiganti italian vazhdon me përpjekjet për të transferuar Depayn - Gazeta Express
string(64) "gjiganti-italian-vazhdon-me-perpjekjet-per-te-transferuar-depayn"

Gjiganti italian vazhdon me përpjekjet për të transferuar Depayn

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 17:04

Roma po vazhdon me përpjekjet për të nënshkruar me Memphis Depayn në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Diario SPORT”, klubi italian është i gatshëm t’i paguajë Barcelonës 2 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shkaku i pagës, Roma thuhet se nuk mund të ofrojë më shumë për blerjen e tij.

Depay, i cili ishte bashkuar me katalunasit si lojtar i lirë në verën e vitit të kaluar, ishte afër largimit nga “Camp Nou” edhe gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

Juventusi ishte klubi i interesuar për shërbimet e holandezit, i cili kërkonte pagë prej 7 milionë eurosh në sezon. Kjo kishte bërë që një lëvizje e tillë të dështonte.

28-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/