Gjigandi korean Samsung sfidon Apple në betejën e kartave të kreditit - Gazeta Express
string(69) "gjigandi-korean-samsung-sfidon-apple-ne-betejen-e-kartave-te-kreditit"

AutoTech

Gazeta Express

13/11/2025 20:50

Gjigandi korean Samsung sfidon Apple në betejën e kartave të kreditit

AutoTech

Gazeta Express

13/11/2025 20:50

Samsung po rrit presionin ndaj kompanisë më të madhe amerikane të telefonave, Apple. Por këtë herë, beteja nuk është për telefonët – por për kartat e kreditit.

Sipas burimeve të The Wall Street Journal, gjiganti i teknologjisë është në bisedime të avancuara me bankën britanike Barclays për të lançuar një kartë konsumatori në SHBA.

Ky partneritet do të shënonte përpjekjen më të fundit të Samsung për të konkurruar drejtpërdrejt me ekosistemin në rritje të produkteve financiare të Apple. Aktualisht, Apple ofron kartë krediti dhe opsione digjitale për pagesa, ndërsa produktet financiare të Samsung në SHBA janë ende të pakënaqshme në popullaritet.

Megjithatë, veçoria tap-to-pay e Samsung është shumë e njohur në Kore.

Për Barclays, marrëveshja do të zgjerojë biznesin e kartave të kreditit në SHBA, pasi banka humbi disa partneritete të saj me American Airlines. Banka britanike, që tashmë lëshon karta bashkë-branduese për kompani si JetBlue dhe Wyndham, ka kërkuar mundësi të reja jashtë sektorit të udhëtimeve.

Samsung dhe Barclays synojnë të njoftojnë zyrtarisht bashkëpunimin deri në fund të vitit, me Visa në bisedime për të shërbyer si rrjeti i kartës.

Nëse lançohet, karta e Samsung do të jetë pjesë qendrore e një suite produktesh financiare. Kompania po shqyrton gjithashtu mundësinë e një llogarie kursimi me interes të lartë, një llogarie digjitale parapagese, dhe një shërbim blej tani, paguaj më vonë, sipas materialeve të brendshme të rishikuara nga WSJ.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur kartat e kreditit po konkurrojnë për të tërhequr shpenzuesit më të pasur të Amerikës.

Në shtator, American Express përmirësoi kartën Platinum, duke ofruar kredite prej 400 dollarësh për restorante, 600 dollarësh për hotele, 300 dollarësh në Lululemon, 5x pikë për fluturime dhe akses në lounge ekskluzive. Tarifa vjetore u rrit nga 695 në 895 dollarë.

Edhe pse e shtrenjtë, karta sjell përfitime të mëdha për shpenzuesit e mëdhenj: Amex po rrit prani në Las Vegas para Grand Prix Formula 1, duke hapur lounge të reja pranë pistës, pop-up ekskluzive për anëtarët dhe benefite luksoze në hotele.

Për të tërhequr klientë të rinj, kompania ofron deri në 175,000 pikë të konvertueshme në milje ajrore, për ata që regjistrohen dhe shpenzojnë 8,000 dollarë brenda gjashtë muajve të parë.

Po ashtu, Chase ka përditësuar kartën Sapphire Reserve, duke shtuar përfitime të reja udhëtimi, 3x pikë për ushqim dhe udhëtime, dhe duke rritur tarifën vjetore në 795 dollarë.

Edhe Citi provoi të hyjë në garën e luksit me kartën Strata Elite, por lansimi ka pasur probleme: disa klientë thonë se nuk kanë mundur të bëjnë blerje apo të përdorin shpërblime për më shumë se një muaj. Karta më e shtrenjtë e bankës ka një tarifë vjetore prej 595 dollarësh. /GazetaExpress/