Gjetjet e reja, një hap afër trajtimit të Covid-19 - Gazeta Express
string(49) "gjetjet-e-reja-nje-hap-afer-trajtimit-te-covid-19"

Gazeta Express

15/04/2020 14:56

Gjetjet e reja, një hap afër trajtimit të Covid-19

Gazeta Express

15/04/2020 14:56

Një studim i fundit i bërë nga shkencëtarë të Universitetit Cornell, mund të ndihmoj hulumtuesit e tjerë, të zhvillojnë një trajtim efikas ndaj sëmundjes Covid-19, shkruan Medical News.

Pesë hulumtues nga Universiteti Cornell në Neë York, kanë bërë disa hulumtime rreth strukturës dhe mekanizmave të veprimit të virusit Sars dhe Mers. Ata e kanë krahasuar mekanizmin e koronavirusit me këta dy viruse të tjera, të cilat ishin përhapur në të kaluarën.

Lexo Edhe:

Ata kishin hulumtuar funksionin e një proteine specifike, të cilën viruset e përdorin për të transferuar informacionet e tyre gjenetike brenda një qelize të shëndoshë të njerëzve, dhe me anë të së cilës e shkaktojnë infeksionin.

Për ta arritur infektimin e një qelize, viruset kalojnë përmes një procesi të ashtuquajtur “fusion membranor”, nëpërmjet të cilit, virusi e injekton informacionin gjenetik brenda qelizës së infektuar.

Në bazë të informacioneve, jonet e kalciumit e ndihmojnë këtë proces, dhe shërbejnë si katalizatorë të infektimit të qelizës.

Si rezultat është vërejtur që të gjitha viruset, duke përfshire Sars, Mers dhe Covid-19, e kanë të njëjtën proteinë.

Hulumtuesit shpresojnë, që gjetjet e reja do t’indihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më shumë se si Covid-19, mund t’i infektojë qelizat e shëndetshme të njeriut, dhe pse sistemi i frymëmarrjes dhe mushkeritë janë ambiente kaq të përshtatshme për zhvillimin dhe replikimin e viruseve.

 Gjithshtu  këta hulumtues kanë arritur të marrin fondet e duhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetitne New York, për të krijuar një antitrupth, që mund ta parandalojë replikimin e virusit duke e ndërprerë fusionin membranor./Gazeta Express