Gjetja e mbetjeve eshtërore në varrezat e Vushtrrisë, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(71) "gjetja-e-mbetjeve-eshterore-ne-varrezat-e-vushtrrise-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:43

Gjetja e mbetjeve eshtërore në varrezat e Vushtrrisë, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:43

Më 8 gusht 2025, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një eksumim në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë gërmimeve janë hasur mbetje eshtërore njerëzore me interes forenzik.

Ato janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor, me qëllim identifikimin e tyre.