string(61) "gjesti-shperthen-ne-emocione-gjate-koncertit-jam-tu-vujt-fort"

Yjet

Gazeta Express

11/06/2025 18:45

Gjesti shpërthen në emocione gjatë koncertit: “Jam tu vujt fort”

Yjet

Gazeta Express

11/06/2025 18:45

Reperi i njohur Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut me një moment të ngarkuar emocional gjatë një koncerti të fundit në kuadër të turit të tij europian, në eventin “Illyrian Glamour”. Teksa hipi në skenë, ai nuk i fshehu ndjenjat, duke shpërthyer në një rrëfim të papritur përballë turmës.

“A jeni tu vujt, allahile? Unë po! Pasha Allahun jam tu vujt, fort bile. Shumë keq i kam punët,” tha ai para publikut, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë personale.

Ky moment, i cilësuar nga shumë si një rrëfim spontan dhe i sinqertë, ndezi menjëherë spekulime në rrjetet sociale. Shumë ndjekës dhe fansa të çiftit e lidhën emocionin e reperit me raportin e tij me Egli Takon, finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”. Marrëdhënia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që nga dalja nga shtëpia, por kohët e fundit është përfolur për një ftohje mes tyre.

Mosprezenca e postimeve të përbashkëta, gjestet simbolike dhe një video e fundit ku Egli përdori një shprehje tipike të Gjestit, kanë ngritur pikëpyetje për statusin e lidhjes së tyre. Megjithatë, as Gjesti dhe as Egli nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Në mungesë të një deklarate të drejtpërdrejtë, publiku përpiqet të lexojë mes rreshtave dhe të kuptojë të vërtetën përmes emocioneve të artistit në skenë. Duket se Gjesti po kalon një fazë reflektimi të thellë, ku muzika është bërë ventili i tij për të shprehur atë që nuk thuhet dot ndryshe.

Për fansat që kanë ndjekur historinë e tyre nga afër, çdo fjalë dhe çdo reagim publik është bërë pjesë e një mozaiku që ende nuk ka marrë formë të qartë. A është kjo një periudhë e vështirë që do të kalojë, apo fundi i një romance që nisi para kamerave? Koha do ta tregojë.