Gjesti arrestohet në Prishtinë dhe dërgohet 48 orë në mbajtje - Gazeta Express
string(61) "gjesti-arrestohet-ne-prishtine-dhe-dergohet-48-ore-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 18:48

Gjesti arrestohet në Prishtinë dhe dërgohet 48 orë në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 18:48

Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë.

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për posedim të armës pa leje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Konfirmimi i plotë:

Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement