Gjermania ul përkohësisht taksat mbi karburantet, Merz: Pasojat e luftës në Iran do t’i ndjejmë për një kohë të gjatë - Gazeta Express
string(114) "gjermania-ul-perkohesisht-taksat-mbi-karburantet-merz-pasojat-e-luftes-ne-iran-do-ti-ndjejme-per-nje-kohe-te-gjate"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 10:17

Gjermania ul përkohësisht taksat mbi karburantet, Merz: Pasojat e luftës në Iran do t’i ndjejmë për një kohë të gjatë

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 10:17

Gjermania do të ulë përkohësisht taksat mbi naftën dhe benzinën me rreth 0.17 euro për litër për një periudhë dy mujore, në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuar nga tensionet dhe konflikti me Iran.

Lajmi u bë i ditur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili paralajmëroi se ndikimet ekonomike të konfliktit do të ndihen për një kohë të gjatë. “Do t’i ndiejmë pasojat e luftës me Iranin edhe për shumë kohë,” u shpreh ai.

Duke komentuar humbjen e Viktor Orban në Hungari , Merz tha se “rezultati i zgjedhjeve dërgon sinjale të rëndësishme kundër populizmit të krahut të djathtë”.

Kancelari gjermane tha gjithashtu se masat e tjera të dakordësuara nga partnerët e koalicionit gjatë fundjavës, siç është projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor , do të votohen në fund të prillit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement