string(82) "gjermania-tronditet-perseri-nje-grua-sulmon-me-thike-kalimtaret-vritet-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 23:19

Gjermania tronditet përsëri, një grua sulmon me thikë kalimtarët – vritet nga policia

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 23:19

Disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje në Mynih.

Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, siç rapoton BILD.

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë.”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për qytetarët”.

Numri i të plagosurve mbetet i panjohur

aaaaa