Gjermania shpëton në fund dhe kualifikohet bashkë me Portugalinë dhe Francën - Gazeta Express
string(76) "gjermania-shpeton-ne-fund-dhe-kualifikohet-bashke-me-portugaline-dhe-francen"

Sport

Gazeta Express

23/06/2021 22:57

Gjermania shpëton në fund dhe kualifikohet bashkë me Portugalinë dhe Francën

Sport

Gazeta Express

23/06/2021 22:57

Franca si lider, Gjermania si e dyta dhe Portugalia si e treta më e mirë janë skuadrat e fundit që kanë siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave në Kampionatin Evropian.

Gjermania ka shpëtuar për pak për t’u kualifikuar në një të tetën e finales në Euro 2020.

Lexo Edhe:

Në Allianz Arena, Gjermania e pa dy herë vetën jashtë Kampionatit Evropian, por dy herë reagoi për të barazuar rezultatin me Havert për 1-1 në minutën e 66’ dhe me Goretzka 2-2 në minutën e 84’, për t’u kualifikuar më tutje si e dyta me katër pikë, derisa u eliminua Hungaria.

Në ndeshjen e mbrëmjes, Portugalia dhe Franca dhuruan spektakël, sfidë që përfundoi 2-2 dhe që të dy skuadrat kaluan tutje, Franca si lider dhe Portugalia si e treta më e mirë.

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema bën diferencën duke shënuar nga dy gola për Kombëtaret e tyre, sfidë në të cilën u akorduan tre penallti, dy për Portugalinë e një për Francën.

CR7 nuk gaboi nga pika bardhë dy herë dhe arriti një rekord historik sa i përket golave të shënuar me Kombëtare, 109 aq sa kishte shënuar legjenda, Ali Daei që e mbante këtë rekord i vetëm para kësaj ndeshje.

Në rundin tjetër Gjermania do të ketë punë me Anglinë, derisa Franca dhe Portugalia pas pak mësojnë kundërshtarët. /Gazeta Express/