Gjermania shënon vetëm tri viktima të Covid-19 për 24 orë - Gazeta Express
string(58) "gjermania-shenonn-vetem-tri-viktima-te-covid-19-per-24-ore"

Gjermania shënon vetëm tri viktima të Covid-19 për 24 orë

Gazeta Express

12/07/2020 8:13

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,063, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 248 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,804.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.