Gjermania shënon shifrën më të madhe të rasteve me Covid-19 që nga prilli - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/08/2020 14:55

Me i fundit

dpt

Gjermania shënon shifrën më të madhe të rasteve me Covid-19 që nga prilli

Lajme

Gazeta Express

15/08/2020 14:55

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,415 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e madhe ditore e rasteve që nga muaji prill.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në shtetin kryesor të Bashkimit Evropian shkoi në 222,828 persona, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të shtunën se tubimet në pushime po organizohen në mënyrë të papërgjegjshme dhe e mbrojti vendimin e tij për ta shpalluar pothuajse tërë territorin e Spanjës si zonë me rrezikshmëri për koronavirus pas rritjes së rasteve atje.

“Unë e di sa e duan Spanjën gjermanët, por fatkeqësisht shkalla e infeksioneve atje është duke u rritur në masë të konsiderueshme”, tha Spahn për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Kushdo që shkon në Spanjë pavarësisht paralajmërimit duhet ta mbrojë veten dhe të tjerët përderisa qëndron në pushime. Pushimet me ndeja janë të papërgjegjshme në këtë pandemi”, shtoi ai.

Gjermania ka marrë vendim që personat që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi duhet të testohen ose të qëndrojnë dy javë në karantinë të detyrueshme.

Shoqata gjermane e udhëtimeve ka thënë se vetëm në Ishujt Balera të Spanjës ndodhen rreth 30,000 turistë gjermanë.