Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Curaçaos.
Është kombëtarja gjermane që po avancon 3-1 pas 45-minutëshit të parë.
Gjermanët dolën të parët në epërsi me anë të Felix Nmechas në minutën e gjashtë.
Curaçao barazoi në 1-1 me anë të Livano Comenencias në minutën e 21-të.
Gjermania, megjithatë, e riktheu epërsinë në minutën e 38-të.
Ishte Nico Schlotterbecku që shënoi në minutën pas një goditje këndi.
Golin e tretë për kombëtaren gjermane e shënoi Kai Havertzi nga penalltia, në minutën e fundit të pjesës së parë.
Kjo ndeshje i përket Grupti E të Botërorit 2026, ku po mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/