Gjermania përballet me rritjen më të madhe të viktimave deri tani - Gazeta Express
string(65) "gjermania-perballet-me-rritjen-me-te-madhe-te-viktimave-deri-tani"

Gjermania përballet me rritjen më të madhe të viktimave deri tani

Gazeta Express

31/03/2020 13:33

Gjermania ka regjistruar rritjen më të madhe të numrit të vdekjeve nga koronavirusi deri tani, pasi janë regjistruar 128 të vdekur vetëm gjatë ditës së sotme, shkruan Dailymail.

Kjo shifër është deklaruar nga zyrtarët mjekësorë në Gjermani, duke e çuar numrin e personave të vdekur nga 455 në 583,  përkatësisht ka rritur vdekshmërinë për 0.9% në krahasim me 0. 4% sa ka qenë deri para një jave.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, numri total I të infeketuave në Gjermani është rritur për 4615 , duke e rritur numrin nga 57.298 në 61.913 të infektuar. Sipas të dhënave numri më i madh i vdekjeve është shënuar në rajonet e e Bavarisë dhe Wurttembergut, të cilat janë vendet më të afërta me Italinë.

Gjermania është duke planifikuar që tash e tutje të bëj 200.000 testime brenda një dite, dhe të filoj të praktikojë metodën e përcjelljes së rasteve me anë të telefonave, siç ka bërë Koreja Jugore.   

Ndërkohë, testimin e ka bërë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel,e cila për herë të tretë ka rezultuar negative, mirëpo gjithsesi ajo po qëndron e izoluar në shtëpi./Gazeta Ex press