Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe ministri i Jashtëm Wadephul në takimin me kolegët europianë në Varshavë bënë thirrje për reagim me arsye dhe njëkohësisht me vendosmëri ndaj provokimeve të pandehura ruse.
Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius(29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”.
Moska teston aleatët eNATO-s”me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane”. Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.
Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët
“Aleanca ka reguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye”, theksoi Pistorius. “Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qendrojmë solid dhe të vendosur.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi: “Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do të lejojmë një përshkallëzim.”
Javët e fundit vendet e NATO-s Polonia, Estonia dhe Rumania kanë njoftuar për depërtimin e dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore. NATO i vlerëson këto si provokime të qëllimshme të Moskës, ndërsa Kremlini i hedh poshtë këto akuza. Në Danimarkë disa incidente me dronë kanë bërë që të mbyllen përkohësisht disa aeroporte. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt natën e së premtes (26.09.2025) janë konstatuar “grupe dronësh mbi landin e Shlesvig-Holshteinit”.
Ministri Wadephul tërhoqi vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët. “Pikërisht për një mbrojtje nga dronët, kemi biseduar sot intensivisht, ne duhet të zhvillojmë më tej aftësitë tona, për të reguar më shpejt dhe për t’i koordinuar më ngushtë në një rrjet sistemet tona.” Javën e kaluar tetë vende në kufi meRusinë ose me Ukrainën si dhe me vende të Bashkimit Europian si dhe Danimarka e Ukraina u konsultuan bashkarisht për plane për një mur të përbashkët mbrojtës ndaj dronëve.
Masa sigurie për samitin në Kopenhagë
Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë u takua me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në kuadrin e trekëndëshit të Vajmarit.
Të mërkurën (01.10.2025) takohen në Kopenhagë në një samit jo zyrtar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së dhe të enjten pason një samit i Bashkësisë Politike Europiane. Franca deklaroi (29.09.2025) se për mbrojtjen nga dronët gjatë samitit dyditor ka dërguar 35 ushtarë si dhe një helikopter dhe aparatura. Edhe Gjermania e Suedia kanë deklaruar mbështetje për të siguruar samitin. /DW