Gjermania një nga shtetet që kushtëzon anëtarësimin në KiE, Bislimi e përmend në Berlin si aspiratë - Gazeta Express
string(98) "gjermania-nje-nga-shtetet-qe-kushtezon-anetaresimin-ne-kie-bislimi-e-permend-ne-berlin-si-aspirate"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:17

Gjermania një nga shtetet që kushtëzon anëtarësimin në KiE, Bislimi e përmend në Berlin si aspiratë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:17

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, në Berlin është takuar me ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum.

Bislimi në X tha se ndër çështjet e diskutuara me të ishte edhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Kënaqësi të takohem në Berlin me Ministrin e Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum. E informova ministrin lidhur me rritjen tonë ekonomike, progresin demokratik, aspiratat për integrimin evropian dhe anëtarësimin në KiE. Kosova vlerëson shumë mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj të ardhmes sonë europiane”.

Vitin e kaluar Kosova humbi shansin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës meqë disa shtete anëtarë, përfshirë edhe vendet aleate të Kosovës sikurse Gjermania, i kërkuan Kosovës që në këmbim të anëtarësimit të dorëzonte në Gjykatë Kushtetuese dorëzimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese përpara takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, që do të vendosnin nëse Kosova pranohej ose jo në organizatën e të drejtave të njeriut.

Ndër vendet që ia kërkuan këtë Kosovës ishte edhe Franca e Italia./Express/