Gjermania miraton ligjin e ri për emigrantët, ja cilët përfitojnë - Gazeta Express
string(64) "gjermania-miraton-ligjin-e-ri-per-emigrantet-ja-cilet-perfitojne"

Gjermania miraton ligjin e ri për emigrantët, ja cilët përfitojnë

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 21:18

Projektligjin e ri i qeverisë Gjemane për migracionin është miratuar ditën e sotme. Ky ligj synon t’i japë fund praktikës së deritanishme të zakonshme të emigrantëve të paligjshëm dhe dëbimit të tyre.

Ligji prek ata azilkërkues të refuzuar, që në datën 1 janar 2022 kanë qenë prej të paktën pesë vite banues në Gjermani. Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t’u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare, ndërsa të rinjve një leje deri trevjeçare. Gjatë këtij viti do të kenë të drejtë të mësojnë gjuhën, të gjejnë një vend pune dhe të sigurojnë dëshminë e identitetit. Nëse ia dalin, atëherë fitojnë të drejtën e përhershme të qëndrimit.

Lexo Edhe:

Gjithashtu edhe ata që ende nuk mund të përfitojnë lejen njëvjeçare të qëndrimit, do të kenë mundësi të hyjnë në kurse gjuhe dhe kurse integrimi.

Ligji i ri gjithashtu parashikon lehtësime për punëtorët e kualifikuar dhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Ne duhet të fitojmë fuqinë punëtore që na duhet në shumë sektorë. Prandaj edhe personave të kualifikuar do t’i lejojmë t’i sjellin familjet e tyre në Gjermani pa pasur nevojë për dëshmi të kursit të gjuhës”, tha Faser.

Ligji parashikon dëbim nga Gjermania për të dënuarit për vepra penale dhe personat që kanë deklaruar një identitet të rremë.

“Të dënuarve penalisht do t’u hiqet më lehtë e drejta e lejes së qëndrimit. Proceduarat administrative do të thjeshtohen”, tha Faser.