Gjermania konfirmon bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot për Ukrainën - Gazeta Express
string(84) "gjermania-konfirmon-bisedime-me-shba-ne-per-blerjen-e-sistemeve-patriot-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 12:11

Gjermania konfirmon bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 12:11

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, në një deklaratë të dhënë për Reuters, ka thënë se “ekzistojnë mënyra të ndryshme për të plotësuar boshllëkun e sistemeve Patriot” për Ukrainën.

Ai ka shtuar se njëra nga opsionet që po merret në konsideratë është blerja e sistemit Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe më pas dhënia e tij Ukrainës.

“Unë mund të konfirmoj se po zhvillohen bisedime intensive mbi këtë çështje,” ka thënë zëdhënësi.

Njoftimi vjen derisa vendet e BE-së janë në përpjekje për të siguruar sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, në një moment kritik kur SHBA ka pezulluar dërgesa për disa lloje të armëve, përfshirë sistemin Patriot.