string(79) "gjermania-kerkon-60000-ushtare-te-rinj-rikthim-i-mundshem-i-rekrutimit-ushtarak"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 10:27

Gjermania kërkon 60,000 ushtarë të rinj, rikthim i mundshëm i rekrutimit ushtarak

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 10:27

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka njoftuar se Gjermania ka nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 ushtarë shtesë për të përmbushur kërkesat e reja të mbrojtjes të përcaktuara nga NATO.

“Ne supozojmë, edhe pse kjo është vetëm një vlerësim i përafërt, se do të na duhen rreth 50,000 deri në 60,000 ushtarë më shumë në forcat e armatosura sesa kemi aktualisht,” është shprehur Pistorius në një takim të NATO-s në Bruksel, raporton DW.

Ministri Pistorius, një figurë kyçe nga qeveria e mëparshme e drejtuar nga socialdemokratët nën kancelarin Olaf Scholz, ka mbështetur idenë e një rritjeje të ndjeshme të ushtrisë.

Ai ka propozuar një model të shërbimit vullnetar, i cili gjithashtu i lejon vendit të rikthejë rekrutimin e detyrueshëm nëse është e nevojshme.

Sipas modelit, të gjithë të rinjtë që mbushin 18 vjeç do të marrin një pyetësor për interesin e tyre ndaj ushtrisë dhe gjendjen e tyre fizike.

Tutje, sipas modelit, të gjithë meshkujt do të jenë të detyruar të përgjigjen në pyetësor, ndërsa për femrat do të jetë me dëshirë.

Më pas, një pjesë e të rinjve do të ftohen në një proces përzgjedhjeje dhe disa prej tyre do të rekrutohen fillimisht për një periudhë prej gjashtë muajsh, me mundësi për zgjatje të mëtejshme.

Gjermania kishte zbatim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të rinjtë meshkuj deri në vitin 2011.

aaaaa