string(118) "gjermania-i-dhuron-fsk-se-2-7-milione-euro-kamione-maqedonci-seshte-fusha-e-vetme-ku-kontribuon-ne-mbrojtjen-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2024 11:05

Gjermania i dhuron FSK-së 2.7 milionë euro kamionë, Maqedonci: S’është fusha e vetme ku kontribuon në mbrojtjen e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

11/04/2024 11:05

Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tregoi se morën kamionë ushtarakë nga Gjermania “me vlerë 2.7 milionë euro”, raporton Gazeta Express.

Kjo, ai tha se “do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol të jashtëzakonshëm ka luajtur partneri ynë strategjik, Republika Federale e Gjermanisë. Andaj i jemi shumë mirënjohës”, tha Maqedonci.

Ministri tha se donacioni i sotëm, është në vazhdën e donacioneve tjera që ushtria e Kosovës i mori nga Gjermania.

“2.7 milionë euro që pranuam sot, janë në vazhdën e donacioneve prej 3 milionë e 400 mijë eurove që pranuam vitin e kaluar nga Republika Federale e Gjermanisë. Mbështetja në automje ushtarake për FSK-në është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”, tha Maqedonci.