string(77) "gjermania-i-bie-tavolines-ultimatum-rusise-armepushim-sot-ose-sanksione-neser"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:53

Gjermania i bie tavolinës, ultimatum Rusisë: Armëpushim sot, ose sanksione nesër

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:53

Gjermania ka kërkuar nga Rusia që t’i përgjigjet ofertës për armëpushim deri në fund të ditës, ose, në të kundërtën do të përballet me sanksione.

Sipas AFP-së, Gjermania ka paralajmëruar Rusinsë që “ora po ecën”, duke kërkuar që të bjerë dakord deri në fund të ditës për një armëpushim 30-ditor pa kushte me Ukrainën, ose do të përballet me sanksione të reja.

“Nëse Moska nuk e pranon kërkesën, do të vihen në lëvizje përgatitjet për sanksione të reja,” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius.

Kujtojmë se të dielën, Vladimir Putin ka hedhur poshtë një ultimatum tjetër nga udhëheqësit evropianë për të rënë dakord për një armëpushim me Ukrainën ose për t’u përballur me sanksione të shtuara. Në anën tjetër ai propozoi mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta me Kievin këtë javë, gjë që liderët evropianë nuk e pranuan pa nisjen e armëpushimit, duke thënë se “s’mund të ketë paqe, nën zjarr”.