Gjermania, Franca dhe dy shtete tjera të QUINT-it ende pa reagim rreth vendimit të Gjykatës - Gazeta Express
string(89) "gjermania-franca-dhe-dy-shtete-tjera-te-quintit-ende-pa-reagim-rreth-vendimit-te-gjykates"

Gjermania, Franca dhe dy shtete tjera të QUINT-it ende pa reagim rreth vendimit të Gjykatës

Gazeta Express

29/05/2020 11:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Ambasadës së saj në Prishtinë mbrëmë menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli valid dekretin e presidentit për mandatarin, kanë kërkuar që të gjitha institucionet dhe partitë politike të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë

Ndërkaq, lidhur me vendimin e kushtetueses nuk ka ende reagim zyrtar të shteteve të tjera që përbëjnë pjesën tjetër të trupës diplomatike të QUINT-it që përveç SHBA-së, edhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca e Italia, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për Gazetën Express ndërkaq kanë folur nga Brukseli. Zyrtarët atje kanë kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të implementuar vendimin e Kushtetueses.

Në faqet zyrtare të ambasadave të shteteve të QUINT-it në Facebook dhe Twitter dhe të Zyrës së BE-së në Prishtinë nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka rishpërndarë një shkrim të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila ka shkruar se nuk ka alternativë tjetër por të pranohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Përderisa ambasadat e tjera nuk kanë bërë ndonjë reagim, ambasada e Italisë në Kosovë përmes Facebook-ut ka shkruar se autoritetet e Kosovës duhet të mbështesin Sundimin e Ligjit dhe të parandalojnë rifillimin e rasteve penale të profilit të lartë në mungesë të seancave të pandemisë, duke mos komentuar vendimin e Kushtetueses. /Express/