Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe të gatshme për bisedime me Iranin - Gazeta Express
string(71) "gjermania-franca-dhe-britania-e-madhe-te-gatshme-per-bisedime-me-iranin"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 22:29

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe të gatshme për bisedime me Iranin

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 22:29

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit në një përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Wadephul, i cili është për një vizitë në Lindjen e Mesme, tha se po përpiqej të kontribuonte drejt një de-përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke vënë në dukje se Teherani më parë nuk kishte shfrytëzuar mundësinë e bisedimeve konstruktive.